Martino: Humbëm për fajin tim

Humbja ndaj Real Sociedad ka lënë shije të keqe te Barcelona. Tashmë për katalanasit shpresat për titull kanë filluar të shuhen pasi nga një avantazh prej 5 pikësh që kishin në fillim të sezonit ndaj Realit të Madritit, tani blaugranat ndodhen tre pikë pas Los Blancos.

Trajneri i Barcelonës, Tata Martino e pranon se një pjesë e madhe e fajit në humbjen ndaj Real Sociedad është e tij.

“E pranoj pjesa më të madhe të fajit për këtë humbje e kam unë, pasi nuk e lexova sic duhet shkallën e vështirësisë që përfaqësonte ky takim”.

“Mendoj se duhet të kishim vrapuar më shumë nëse dëshironim të fitonim ose të paktën të kishëm të njëjtën paraqitje që bëmë në Kupën e Mbretit përballë baskëve”, tha Martino.

Lajme të ngjashme

Back to top button