“Gripi”, epidemiologët presin përkeqësim të situatës gjatë festave

Numri i të prekurve nga gripi pritet të rritet gjatë festave, paralajmërojnë epidemiologët. Sipas të dhënave të fundit të Institutit për shëndet publik, javën e kaluar nga gripi janë prekur 4195 persona, ndërsa periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur vetëm 109 raste të gripit, transmeton Alsat-M.

“Duke pasur parasysh se tani moti bën ftohtë, njerëzit qëndrojnë nëpër hapësira të mbyllura dhe në periudhën e festave mundësia për përhapjen e gripit ekziston, kështu që presim numër të shtuar të pacientëve që eventualisht mund edhe të ngarkojnë sistemin shëndetësor gjatë festave”, u shpreh Vladimir Mikiq, epidemiolog nga Instituti i shëndetit publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button