Reagim i LSDM-së në fjalimin vjetor të presidentit Ivanov

Gjorge Ivanov është pjesë përbërëse e problemit që dhjetë vjet e tërheq Maqedoninë pas. Ai me faljet jokushtetuese dhe të paligjshme,  qëndroi në mbrojtjen e krimit, kundër interesave të popullit dhe vonë është që të arsyetohet, për gjithçka do të ketë përgjegjësi, citohet në reagimin e LSDM-së në fjalimin vjetor të presidentit të shtetit.

Sipas LSDM-së, qytetarët mësuan siç thanë, se këta politikanë jo seriozë, i rrezikuan interesat shtetërore dhe kombëtare dhe se dëshirojnë izolimin e Maqedonisë për shpëtim të kriminelëve.

“Prandaj dolën masivisht në zgjedhje dhe në shumicë të madhe porositën se dëshirojnë një Qeveri të re të përgjegjshme, institucione të qytetarëve dhe jetë”, theksohet në reagimin e LSDM-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button