Katër degë të sindikatës janë përjashtuar nga LSM

Katër degë të sindikatës nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë janë përjashtuar nga anëtarësimi në seancën e djeshme të Këshillit të LSM.

Për katër sindikata, vendimi nuk është statutuar sepse në seancë kanë marrë pjesë 21 këshilltarë, ndërsa për të kanë votuar 15 nga gjithsej 52, ndërsa për kryetarin e LSM, Zhivko Mitrevski, gjithçka është konform Statutit dhe vendimi është marrë me shumicë votash.

U.d. kryetar i LSM-së, Darko Dimovski nga Sindikata e SUTKOZ sot deklaroi se seanca e jostatutare sepse nga 52 anëtarë të seancës është dashur të marrin pjesë 26 anëtarë.

“Në seancë janë paraqitur 21 anëtarë, nga të cilët për revokimin tonë kanë votuar 15 anëtarë, 6 kanë abstenuar dhe një kundër”, deklaroi Dimovski.

Nga këto katër sindikata theksojnë se e kanë të ndaluar hyrjen në ndërtesën e LSM edhe pse i kanë shlyer të gjitha detyrimet ndaj Sindikatës. Thonë se rregullisht e paguajnë edhe anëtarësinë në LSM.

Ata i kanë ftuar kryetarët e 13 degëve të sindikatës, për të cilët Mitrevski pohon se ka mbështetje, publikisht të thonë pse e mbështesin.

Katër sindikatat, siç theksoi Mitrevski janë përjashtuar nga LSM-ja për shkak të, siç tha, falsifikimit të dokumenteve, keqpërdorimit të detyrës zyrtare, shkeljes së Statutit dhe mospagesës së anëtarësisë ndaj LSM-së.

Ai shtoi se me vendimet për përjashtim nuk u ndërpritet detyrimi katër sindikatave që t’i shlyejnë detyrimet ndaj LSM dhe se nuk mund t’i shfrytëzojnë hapësirat e deritanishme të LSM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button