7 gjëra që duhet t’i mësojmë nga meshkujt

1.Mos mendo, vepro – Në vend që të lodhni trurin për të kuptuar se përse ai është sjellë në mënyrë të caktuar, përse është aq indiferent, përse nuk kupton, duhet ta pyesni direkt atë! Mos i bini rroturll problemit, por jini të drejtpërdrejta dhe mbërrini direkt aty ku doni. Shumë prej dyshimeve tuaja do të zhduken si me magji!

2.Bëj një gjë dhe bëje mirë – Ne femrat jemi mësuar të bëjmë 100 gjëra në të njejtën kohë duke mos harruar faktin se askush nuk na ndihmon. Ndërsa ndërrojmë pelenat pregadisim biberonin, ndërsa marrim pluhurati hedhim një sy edhe derës, ndërsa bëjmë dashuri mendojmë për darkën. Mbivendosja e punëve bën që shpesh të mos kemi rezultat, kombinojmë shumë gjëra në pak kohë dhe rrezikojmë duke harruar se disa gjëra të tjera gjithashtu janë të rëndësishme. Kurse meshkujt përqëndrohen në një objektiv të vetëm, arsye kjo përse ia dalin më mirë. Mësoni të mos e vrisni mendjen, siç bëjnë ata, të paktën gjatë momenteve intime dhe nga kjo do të përfitoni shumë.

3.Qëndroni në heshtje – Kur acarohemi s’ka gjë apo njeri që të na ndalë. Themi fjalën e fundit të parën dhe gjejmë një sërë arsyesh se përse kemi të drejtë. Meshkujt, përkundrazi, përdorin taktikën e heshtjes, duke injoruar. Indiferenca është një armë delikate që e bën tjetrin të tërbohet më shumë se sa vërejtjet dhe 1000 fjalë. Dhe ta mendosh se sa energji humbasim!

4.Mos u podroniti te të metat e partnerit – Meshkujt në jetën e tyre të përditshme preferojnë të përqëndrohen në diçka tjetër, duke evituar të mbushen me nervozizëm apo pakënaqësi. Ne femrat jemi krejtësisht ndryshe, harxhojmë shumë kohë duke menduar për të metat e tij si individ apo në shoqëri. Rezultati: Një zënkë e sigurt! Mos harroni nuk ekzistojnë vetëm ata, ka shumë për të menduar rreth vetes!

5.Përballuni me problemet si ju vijnë – Marrëdhënia perfekte mes një çifti nuk ekziston dhe nuk ka për të ekzistuar kurrë. Mënyra më e mirë për të jetuar një raport të qetë është ta marrësh ashtu si të vjen, pa paranoja, pa shumë pritshmëri dhe pa PSE! Meshkujt në këtë çështje janë mjeshtra, përballen me problemet që u dalin, në momentin që u vijnë.

6.Vendosni vetes synime realiste -Jo vetëm në jetën e përditshme por edhe në atë në çift është e rëndësishme vendosja e objektivave realiste, ndaj duke hequr dorë edhe nga ideja për ta transformuar partnerin në mashkull intelektuar kur ai mezi di gramatikën!

7.Merrni hapsirat tuaja pa pyetur – Ne jemi eksperte në shtyrjen e pafundme të nevojave tona, për të përmbushur ato të partnerëve. Një diskutim absolutisht i gabuar sepse secili prej partnerëve ka të drejtën e shenjtë të ketë hapsirën e vet. Meshkujt nuk i kërkojnë ato, i marrin! Bëj të njëjtën gjë edhe ti dhe nuk do të pendohesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button