Nga pema mos të shihet pylli

Përderisa do të ekziston kjo nuancë nacionaliste, ky dualizëm në Republikën e Maqedonisë – partiak si dhe shoqëror – nivelim ekonomik nuk do të arrihet kurrë. Korrupsioni dhe kriminaliteti nuk kanë komb, gjuhë apo emër. Gjeneralizimi vetëm se ngre re pluhuri, falë së cilës mizorët ja dalin mbathë pa u kuptuar se si: me shqisa të alteruara mashtrimi behet imperativ!

Të merren si shëmbëlltyrë për bashkëkohoren epitafet e baballarëve – fjalët e thënë, aktet e vepruara – në kohëra të larg kaluara, për të cilët nuk është e leverdisshme rikujtimi dhe përshkallëzimi emocional – është bukfalisht llomotitje dhe tregim papjekurie.

Pamohueshëm, ata nuk gëzonin kushtet dhe nuk jetonin me premisa prej më të favorizuara që ka sot shqiptari i mileniumit të ri, dhe me gjasë nuk e kanë dhënë jetën për një mjedis të zymtë e të pashpresë për nipërat/mbesat e tyre. Logjikisht, këto fjalë përkojnë për shumë shtete dhe etni në Gadishullin. Fetishizmi nacional na bëri lëmsh e tani bastardizojmë veprimtarinë e po atyre baballarëve. Po frynë babaraqja e ne ecim lakuriq!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button