Visari, Ledrit: Të gjithë në jetë jemi rrahur

Le të jetë ky një mësim për të ardhmen Javën që kaloi, ishte rrëfimi i Ledrit ai që tronditi fansat e grupit “Skillz”, duke i quajtur shokët e tij tradhtarë që vënë repin në plan të parë e jo shoqërinë.

Ndërkohë, i indinjuar nga fjalët e mikut të tij, në një rrëfim tjetër, duke iu kundërpërgjigjur Ledrit, vjen Visari, anëtari i grupit i cili tregon rreth njohjes me Ledrin, bashkëpunimet që kanë pasur, si e kanë filluar muzikën dhe planet për sukses këtë vit. ‘’Unë Ledrin e njoh shumë herët, prej kohës kur kemi luajtur basketboll në klasën e gjashtë, kur erdha nga Amerika.

E ftova që të bëjmë një grup dhe menjëherë kemi nisur nga puna’. Kështu flet në fillim të bisedës së tij Visari, i cili tashmë ka bërë hapat e parë në karrierën si këngëtar solo, ndërsa si vulë për sukses është edhe bashkëpunimi me Ronela Hajatin. ‘’Ronela ka qenë ajo që më ka bërë ftesën. Normalisht si rezultat i shoqërisë, pasi ne udhëtojmë për në Tiranë, shihemi me njëri-tjetrin dhe u ndeshëm diku, pra bëmë një superhit.

Ka qenë një ndjenjë e veçantë për vetveten dhe jam çuditur se sa shumë sukses kemi arritur, e në përgjithësi jam ndier shumë mirë’’, tregon Shala, i cili njësoj si Ledri ka qenë shumë i përfolur për jetën private. ‘

’Me jetën private shkoj shumë mirë, jetoj vetëm, në asnjë mëny rë nuk e lë veten të jem i padashuruar. Për martesë akoma nuk kam
vendosur, por kurrë nuk i dihet fatit”. Duke folur për ndarjen e grupit, Visari thekson se grupi ka humbur një anëtar dhe kurrsesi nuk është
ndarë. ‘’Py etje shumë me vend dhe dua të përgjigjem direkt.

Skillz nuk janë ndarë, por kanë humbur një pjesëtar të grupit. Në momentin që Ledri ka lënë muzikën, unë kam qenë në Amerikë dhe nuk e kemi ditur, asnjëri nuk e ka ditur. Por prapëseprapë jemi shokë, e kemi pranuar vendimin e tij personal, d.m.th. jemi pajtuar me atë vendim që ka marrë. Unë jam ndier pjesërisht i tradhtuar dhe me keqardhje them se po, sepse çdo veprim që kemi bërë, qoftë edhe një sanduiç, kemi vendosur bashkë për ta ngrënë e jo më për marrëveshjet që bënim.

Gjithsesi, shoqëria me të ka vazhduar deri para Vitit të Ri, edhe pse gjithë shoqëria jonë mendonim se ai ka vepruar shumë shpejt”, transmeton panorama. 

I py etur nëse e kanë pritur rikthimin e Ledrit në skenë me ndonjë projekt të ri, Visari tregon ”Fatkeqësisht nuk e kam ditur, kemi pasur shumë plane për sivjet, sepse Skillz bën 10 vite dhe ka një karrierë të mirë. Në momentin që Ledri ka lënë muzikën, unë nuk kam mundur ta bëj, sepse nga ajo jetoj.

Nuk e kam luksin e madh në shtëpi që të mund ta shfry tëzoj për dëshira të miat personale, duhet të punoj shumë që t’ia bëj qejfin vetes. Ndërsa ai i njihte planet e mia, sepse ka qenë në studio shumë herë, i ka ditur oraret, tekstet etj.

Gjithkush beson në shoqëri të sinqertë dhe unë besoj shumë, për të mos thënë se është një ndjenjë që ka ekzistuar gjithmonë tek unë. Jo vetëm nuk kam tradhtuar në jetë, por jam i gatshëm të lë jetën për dikë në moment që edhe dikush e lë jetën për mua. Problemet e të tjerëve s’i
di, por probleme si të Ledrit ne i kemi kaluar kur kemi qenë më të rinj. Secili prej nesh është rrahur një herë në jetë dhe zë mend për herët e tjera. Si shoqëri kemi dashur ta evitojmë këtë problem, por Ledri nuk ka dashur’’, përfundon rrëfimin e tij Visari.

Lajme të ngjashme

Back to top button