Lajm i keq për publikun: Gazetari për qërim hesapesh politike

[Recension: Lajm i keq për shqiptarët, i mirë për VMRO-në: BDI përkohësisht merr dy poste të rëndësishme]

Teksti që po recensojmë përbën një ndërthurrje mes informacioneve dhe komenteve, pa e bërë fare ndarjen e qartë mes tyre. Teksti fillon me informacione teknike dhe procedurale për ndarjen e vërtetimeve për deputetët e rinj dhe ndërrimin ministrave në disa resorë. Mirëpo, në vazhdim, prej lajmit shndërrohet në diçka krejtësisht tjetër.

lajm-i-keq-per-shqiptaret-i-mire-per-vmro-ne-bdi-perkohesisht-merr-dy-poste-te-rendesishme-almakos-com


Linku për te artikulli origjinal:
Lajm i keq për shqiptarët, i mirë për VMRO-në: BDI përkohësisht merr dy poste të rëndësishme

Data dhe koha e publikimit: 27.12.2016

Data e recensionit: 28.12.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi

Pas rreshtave të parë, pjesa e dytë e tekstit është tejet tendencioze dhe përmban komente klasike, që nuk duhet të përfshihen në një artikull informativ.

“Duke pasë parasysh se shqiptarët zakonisht probleme më të mëdha kanë me resorët që udhëheq BDI-ja, ky nuk është një lajm shumë i gëzueshëm për ne. Nukka nevojë të përmendim problemet e shqiptarëve në arsim, gjyqësi, me policinë, resore që udhëhiqen vazhdimisht nga ministra e zëvendës ministra të BDI-së”

Siç shihet, ky është një paragraf tendencioz me komente, për të cilat as nuk është dhënë mund për të sjellë ndonjë dëshmi apo bazë të argumentuar. Komentet e tilla vazhdojnë edhe në paragrafin tjetër.

“Duke pasë parasysh besnikërinë që tani e tetë vite BDI ka treguar për VMRO-DPMNE-në, marrja e përkohshme e dy posteve të rëndësishme nga funksionarë të BDI-së, gjithsesi që paraqet një lajm të mirë për partinë e Gruevskit dhe anëtarësinë e kësaj partie”

Në këtë pjesë të tekstit vërehet edhe tendencë për diskreditimin të një partie politike, por vetëm mbi bazën e komenteve, e jo duke sjellë argumente ose opinione nga bashkëbisedues kompetentë. Me këtë, shkelen të paktën dy nene të Kodit Etik të gazetarëve, të cilat obligojnë ndarjen e qartë të komenteve të autorit nga faktet, informacionet dhe lajmet.

  • Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tyre, por nuk guxojnë që mendimet e t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte.
  • Duhet të jetë qartë të ndara, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrime të autorit për të shmangur dezinformimin dhe manipulimin me publikun.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button