Milani nuk është më klubi më i titullar në botë

Për Milanin është përfundimisht një sezon më i keq në historinë e këtij klubi. I eliminuar nga Kupa e Italisë dhe me një këmbë jashtë Champions League, kuqezinjtë marrin dhe një tjetër goditje të rëndë.

Në vitet e vështira tifozët kanë gjetur ngushëllim duke kujtuar se Milani është skuadra më e titulluar në botë, duke u krenuar me 18 titujt ndërkombëtare, i fundit i fituar në 2007 në Kupën e Botës për klube, por tani edhe këtë nuk mund ta bëjnë. Milani nuk është më skuadra me më shumë tituj ndërkombëtarë në botë dhe fraza “ skuadra më e titulluar në botë”, që është stampuar edhe me një shkrim në fanellë tashmë duhet hequr. Kryesimin në klasifikimin special kuqezinjve nuk ua ka marrë Boca Juniors por egjiptianët e  Al Ahly që shtuan në arkivin e tyre trofeun e 19 ndërkombëtar falë suksesit 3-2 ndaj tunizianëve te Sfaxien në ndeshjet që vlente SuperKupën Afrikane.

Tashmë Al Ahly ka një trofe më tepër se Boca Juniors dhe Milan falë historisë së tyre të suksesit që rregjistron 6 Champions afrikane, 1 Kupë Interkontinentale Afrikë-Azi, 4 Kupa të Kupave të Afrikës dhe 6 Superkupa të Afrikës. Në ndjekje të tyre pas Milanit e Bocas janë dhe Indipendiente me 16 trofe, Reali i Madridit me 15 dhe Barcelona me 14 tituj ndërkombëtare.

Për tu rikthyer në krye të klasifikimit të vecantë në të ardhmen e afërt, Milani ka vetëm një mundësi, të fitojë Champions League dhe Superkupën pasardhëse të Europës. Një mision që duke parë ecurinë e këtij viti të skuadrës së drejtuar nga Clarence Seedorf, duket vërtet në kufijtë e të pamundurës. Tifozëve nuk ju mbetet vecse të ngushëllohen duke kujtuar atë që mbetet një palmarës ndërkombëtar për tu admiruar, 7 Champions League, Dy Kupa të Kupave,. 5 Superkupa të Europës, 3 kupa interkontinentale dhe një botëror për klubet./ Supersport

Lajme të ngjashme

Back to top button