Nga 1 janari, kartela elektronike e detyrueshme në transportin publik

Nga 1 janari i vitit 2017, shfrytëzuesit e transportit publik duhet detyrimisht të posedojnë kartelë elektronike edhe për vozitje në autobusët privat.

“Kartela elektronike mund të furnizohet në të gjitha vendet e shitjes të NTP Shkup, në vendet shtesë shitëse nga rrjeti për shitje në 50 lokacione të ndryshme dhe në të gjitha autobusët e NTP Shkup dhe transportuesit privat”, informon Qyteti i Shkupit.

Me hyrjen në fuqi të sistemit të integruar tarifor, Qyteti i Shkupit solli vendim për periudhë promovuese prej një muaji, me ç’rast me çdo kartelë të blerë të papërcaktuar elektronike vijojnë pesë vozitje falas.

Për vozitje të vetme do të shfrytëzohen kartelat elektronike, të cilat do të shërbejnë si një lloj portofoli elektronik për blerje të biletës në autobusët e NTP Shkup. Për këtë qëllim udhëtarët paraprakisht do të duhet të shtojnë mjete në vendet e autorizuara të shitjes. Shuma minimale për plotësim është 100 denarë, ndërsa ajo maksimale është 6.000 denarë, pa afat të shfrytëzimit.

Qytetarët përmes telefonit celular do të mund të blejnë biletë për një vozitje për të gjitha linjat dhe biletë nate për një vozitje, gjithashtu për të gjitha linjat.

Nga 1 janari i vitit 2016 filloi shfrytëzimi i kartelave elektronike në NTP Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button