Ramadani: Është keq nëse ndalojmë me ndërtimin e institucioneve demokratike

“Dua t’ju drejtohem dhe ti porosis të rinjtë që nuk është mirë për shtetin dhe as për të rinjtë nëse ndalojmë me ndërtimin e institucioneve demokratike dhe nëse nuk ka arsim kualitativ. Nuk do të jetë mirë edhe nëse i japim mundësi zgjerimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit që sipas meje është diçka shumë më e keqe”.

Kështu ka deklaruar profesori Ismet Ramadani në forumin ndërkombëtar i liderëve për të rinj “Perspektivat dhe sfidat e të rinjve” të organizuar me rastin e shënimit të 10-vjetorit nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski.

Ministri i arsimit dhe shkencës Spiro Ristovski i cili ju drejtua të pranishmëve në Forum theksoi se politikat që i krijon institucioni që ai drejton gjithmonë ka pasur parasysh nevojat dhe interesat e të rinjve.

Lajme të ngjashme

Back to top button