Ali Ahmeti: BDI dialogon vetëm me partitë shqiptare dhe faktorin ndërkombëtar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, z. Mats Stafanson.

Lideri i BDI-së Ahmeti dhe Ambasadori Stafanson bashkëbiseduan rreth zhvillimeve paszgjedhore në Maqedoni dhe prioritetet e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të vendit, thuhet në njoftimin e partisë.

Kryetari i BDI-së Ahmeti shtjelloi qëndrimet programore të BDI duke thënë se barazia në vend e bën shoqërinë më të qëndrueshme, ndërsa përgjegjësinë për zgjidhjen e çështjes së emrit, integrimin, reformat, marrëdhëniet e mira ndëretnike duhet të marrin përsipër të gjithë.

Nga aty njoftojnë se Ahmeti nënvizoi se BDI është e fokusuar në bashkëpunimin me partitë parlamentare shqiptare rreth platformës së përbashkët kombëtare, ndërsa për momentin nuk zhvillon bisedime për koalicion qeverisës as me VMRO-në e as me LSDMnë, por dialogun e vetëm që po realizon BDI është me komunitetin ndërkombëtar dhe partitë shqiptare.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Stafanson diskutuan edhe për zhvillimet gjeopolitike rajonale dhe globale si dhe ndikimin e tyre mbi Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button