Gyl mesazh në Twitter

Me nënshkrimin e ligjit për masa të reja kontradiktorë mbi kontrollin e internetit, Presidenti turk Abdullah Gyl, sipas vezhguesve te huaj, tregoi se nuk eshte rival i Rexhep Tajip Erdoanit.

Ne faqen e tij te Twitterit me 4 milione ndjekes, Gyl shprehte dite me pare shqetesim mbi legjislacionin e kritikuar ashper si brenda kufijve, ashtu edhe jashte tyre apo drojen qe ngjall ne radhet e komunitetit nderkombetar kufizimi i lirive për mediat turke.

“Shtypi ka të drejtë të njoftojë lidhur me “praktikat e gabuara”, thoshte Gyl, ndersa e krahasonte imazhin e Turqisë në botë me atë të një drite që ka ndriçuar, por tani po venitet.

Megjithate, serish ne mesazh linte te kuptohej se do te vendoste firmen e tij. Ligji gjithpërfshirës i jep kompetenca partisë në pushtet AK që të mbyllë pa vendim gjykate faqe elektronike te cilat shihen si kërcënuese për privacitesine e individit. Ekspertet paralajmërojnë se ka të ngjarë që Ankaraja të përballet me presion në rritje në vend dhe nga nderkombetaret lidhur me lirinë e Internetit dhe të reportereve.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me bazë në Shtetet e Bashkuara, në raportin e tij të fundit rreth sulmeve mbi shtypin gjatë vitit të fundit, e vuri theksin tek politika e përhapur në Turqi e pushimit nga puna të gazetarëve kritikë ndaj qeverisë. Shqetësime të ngjashme u shprehën edhe në raportin e fundit të Bashkimit Evropian lidhur me përpjekjet e Turqisë për anëtarësim në BE.

Ekzekutivi i mohon këto akuza e kembengul se liria e medias është përmirësuar gjatë administratës së kryeministrit Erdogan. Në fillim të këtij muaji, mijëra njerëz protestuan kundër vendimit të qeverisë tukre për të shtuar kontrollin mbi Internetin. 

Lajme të ngjashme

Back to top button