Ahmeti: BDI është duke analizuar me shumë kujdes situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorin e Holandës në Maqedoni, z. Vauter Pllomp.

Ahmeti dhe ambasadori holandez kanë shkëmbyer opinione për situatën e krijuar, zhvillimeve pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe të ardhmën e vendit.

“Kryetari i BDI-së Ahmeti theksoi se BDI është duke analizuar me shumë kujdes situatën dhe është e vetëdijshme për vendimet e vështira që duhet të merren në të ardhmen e afërt duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e krijuara. Lideri i BDIsë Ahmeti theksoi se barazia gjuhësore, reforma sistemore, barazia ekonomike dhe integrimi mbeten prioritete, por edhe transparenca e proceseve gjyqësore të cilat kanë rezultuar me dilema në opinion”, thuhet në njoftimin e partisë.

Nga aty thonë se, BDI është e përkushtuar në realizimin e programit të vet politik në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve në këto kohëra të vështira dhe sfiduese.

Ahmeti ka folur edhe për nevojën e përpilimit dhe miratimit të një platforme të përbashkët politike të partive parlamentare shqiptare, duke veçuar se BDI mbetet e përkushtuar dhe e hapur tërësisht për të arritur sukses në këtë iniciativë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button