Bytyqi dërgon Cityn në gjysmëfinale

Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinalen e FA Kupës së Anglisë, duke mposhtur Newcastlen 3:2 në çerekfinalen shumë dramatike që u zhvillua në kuadër të grupmoshës U-21.

Edhe pse ishte në disavantazh, skuadra nga qyteti i Manchesterit përmbysi rezultatin për 13 minuta. Golin e parë e shënoi talenti kosovar Sinan Bytyqi në minutën e 49-të, ndërsa më pas me nga një gol kontribuan edhe Hiwula e Lopes. Pas ndeshjes, Bytyqi u shpreh shumë i lumtur në rrjetin social ‘Facebook’.

“Shënuam fitore të madhe ndaj Newcastlet 3:2. Një gol nga unë dhe tani jemi në gjysmëfinale të FA Kupës”, shkroi ai në faqen e tij. City në gjysmëfinale takohet me Exeter Cityn ose Burnelyn.

Lajme të ngjashme

Back to top button