E dini sa shumë ka shpenzuar Kate Middleton për veshjet në vitin 2016?

Një gjë është e sigurt: ne do ta ndjekim gjithmonë look-un e Kate Middleton për t’u frymëzuar në çdo kohë nga stili i saj. Kur Dukesha e Kembrixhit vishet me marka të përballueshme si Zara apo Gap, të gjithë lumturohen, sepse mund të duken të paktën një ditë si ajo. Por, ky viti i fundit, për të kishte një trajtim më të lartë mbretëror, kështu që shanset për t’iu afruar janë të pakta. Dhe këtë e tregojnë më mirë shifrat.

Kate Middleton, nga 53.000 $ shpenzime për veshjet në vitin 2015 (në thelb, më shumë se paga mesatare kombëtare në USA) pati një ngritje befasuese në vitin 2016. Gjatë këtij viti, Dukesha e Kembrixhit ka shpenzuar plot 214.400 $. Ne të gjithë e dimë se kur është fjala për një shifër të tillë, nuk mund t’i afrohemi familjes mbretërore, aq më tepër kur veshjen e mundësojnë marka të tilla si Alexander McQueen apo Dolce & Gabbana – që kërkojnë gjithmonë një shtesë të majme.

Sipas raporteve të bëra publike, gardërobën e Kate e paguan Princi Charles. Mirë do ishte të paguante ndonjëherë edhe për ne…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button