Obama: Do ta mposhtja Trumpin në zgjedhje

Presidenti amerikan në largim, Barack Obama deklaroi se do ta kishte mposhtur Trumpin në zgjedhjet e nëntorit sikur të kishte mundësi të garojë për një mandat të tretë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Unë jam i bindur se po të kisha garuar përsëri, besoj se do të kisha mobilizuar shumicën e amerikanëve që të rreshtohen me mua”, tha Obama në intervistën lamtumirëse me ish këshilltarin e tij të lartë David Axelrod, në produksion nga rrjeti i CNN-it.

Besimin e tij, Obama e mbështetit në siç tha, “Amerikën tolerante me plotë energji”.

Kufiri elektoral në SHBA i cili mundëson maksimalisht dy mandate të presidentit, ka pamundësuar Obamën të garojë për jë mandat të tretë.

Rivali kryesor i Obamës në vitin 2008 dhe më vonë sekretare e Shtetit gjatë mandatit të tij të parë, Hillary Clinton, ishte kandidatja presidenciale e Partisë Demokratike për zgjedhjet e sivjeme, por humbi nga kandidati republikan Donald Trump.

Clinton garoi më një pjesë të madhe të axhendës së Obamas, duke u zotuar që të ruaj disa nga politikat e tij, përfshirë legjislacionin e reformës shëndetësore të njohur si “Obamacare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button