Gjendet Kutia e zezë e avionit rus ku humbën jetën 92 persona

Një nga Kutitë e zeza të avionit ushtarak rus që u fundos në Detin e Zi me 92 persona në bord, njoftohet se është gjetur. Kështu shkruan Sputnik.

Avioni Tu-154 i Ministrisë së Mbrojtjes ruse ishte nisur nga Soçi për në provincën Lataki në Sirisë, por u rrëzua menjëherë pas ngritjes, transmeton Syri.net.

Avioni kishte në bord 92 persona: 64  anëtarë të Ansamblit ushtarak rus “Aleksandrov”, nëntë gazetarë, drejtoreshen e “Spravedlivaya Pomoshch” (shoqatë bamirësie), Elizaveta Glinka, dy nëpunës civilë federalë dhe tetë anëtarë ekuipazhi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button