Rusia i dorëzoi Kinës katër avionë ushtarakë Su-35

Rusia i ka dorëzuar Kinës avionët e parë Su-35, mjete fluturuese ushtarake multifunksionale të gjeneratës së re, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta zyrtare e Partisë Komuniste të Kinës “Global Times” lajmëron se pranim-dorëzimi zyrtar është bërë në bazën ajrore në krahinën Hibei.

Në dërgesën e parë Kina ka fituar katër avionë të gjeneratës së pestë Su-35, ndërsa në pajtim me marrëveshjen e arritur më herët, Rusia gjatë dy viteve të ardhshme do të dorëzojë edhe 20 avionë të tillë.

Ndonëse detajet e marrëveshjes janë të karakterit të fshehtë, disa media ruse dhe kineze raportojnë se marrëveshja është në një vlerë prej rreth dy miliardë dollarë.

Avioni ushtarak Su-35 mban raketa ajër-ajër dhe ajër-tokë, ndërsa ka kapacitet të ngarkesës deri në tetë tonë. Niset me shpejtësi deri në 2.500 kilometra në orë, ndërsa është i pajisur me “rezervuar” për karburant që mjaftojnë për kalimin e 3.400 kilometrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button