Sulmoi brazilianin gjatë lojës, më pas puth këmbët e të atit në mes të fushës (VIDEO)

Në një ndeshje futbolli në Stars League të Katarit, mes Al-Shahania dhe Al-Khor ndodhi një incident i çuditshëm, kur portieri i ekipit Al-Shahinia, Khalifa Al-Dosari ra në gjunjë për të puthur këmbët e të atit, njofton KOHA.

Në një ndeshje futbolli në Stars League të Katarit, mes Al-Shahania dhe Al-Khor ndodhi një incident i çuditshëm, kur portieri i ekipit Al-Shahinia, Khalifa Al-Dosari ra në gjunjë për të puthur këmbët e të atit, duke i kërkuar atij falje për shkak të sjelljes së tij të pahijshme në fushë, gjatë një incidenti dhe veprmi antisportiv, aq sa detyroi të atin e tij të zbresë nga tribuna në fushë, për të qetësuar gjakrat.

Realisht gjithçka nisi gjatë një incidenti ndërmjet brazilianit të Al-Khor, Wellinton Souza dhe mbrojtësit të Al-Shahinia, Muhannad Adnan, çka çoi ofendimin që braziliani i adresoi mbrjtësit kundërshtar duke e sharë nga mamaja. Ishte kjo sharje që nxiti portierin Khalifa Al-Dosari të vrapojë drejt brazilianit duke tentuar ta sulmojë atë, përpara se të ndalej nga një grup lojtarësh. Incidenti vijoi edhe në përfundim të ndeshjes, por për të shuar gjakrat, babai i portierit Dosari la tribunën, duke zbritur në fushë dhe qortuar të birin. Ky i fundit u përkul në tokë për të puthur këmbët e tij, në shenjë të kërkimit të faljes, duke shuar kështu tërësisht atë incident që dukej se nuk do të përfundonte kurrë.

Video e plotë e incidentit në Stars League të Katarit!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button