Shkup, kartelat elektronike të NPT-së nga java e ardhshme në përdorim

Pagesa elektronike e autobusëve të Ndërmarrjes Publike Transportuese (NPT) dhe e vozitësve privat do të fillojë detyrimisht të zbatohet nga java e ardhshme në Shkup, shkruan META.MK.

Pagesa fillestare e kartelave do të kap shumën prej 150 denarëve.
Kartelat, përveç se ne mjetet transportuese ato do të mund t’i blejnë edhe në 26 sportelet e NTP-së, në info-qendrat dhe në shitoret të cilat kanë të nënshkruar marrëveshje me NPT-në.

Secili udhëtar i transportit publik do të jetë i obliguar të posedon këtë lloj kartele, të personalizuar por edhe jo të personalizuara nga individë të cilët nuk përdorin shpesh transportin publik dhe në të cilën nuk ka fotografi identifikuese.

Udhëtimi edhe më tej do të kushton 35 denarë, kurse krediti i kartelave do të mund të rimbushet më së paku me 100 denarë. Do të ekziston mundësi pagese edhe nëpërmjet telefonit, por e njëjta do të kushton 40 denarë.

Për fillimin e mënyrës së re të pagesës do të jenë të informuar edhe në mjeteve transportuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button