Maqedoni: Ja si i varfëron qytetarët ajri i ndotur

Ajri i ndotur ndikon negativisht tek popullata aktive e cila është e kyçur direkt në procesin e prodhimit, nëpër fabrika apo uzina punuese. Tek  punëtoret efektet negative manifestohen gjatë orarit të punës, sepse nuk arrihet shkalla optimale e produktivitetit e cila ma automatizëm e ulë normën në njësi  të pa prodhuara. Pastaj kjo dukuri  indirekt e ngritë koston e çmimit në treg. Dhe mallrat nuk korrespondojnë me parametrat e ofertës dhe kërkesës së tregut.

Nga kjo dukuri anormale ka dëm fabrika dhe  tërë shteti, nga mos realizimi i qarkullimit gjegjësisht  nga procesi  i shitblerjes, nuk realizohen tatimet nga qarkullimi i mallrave të konsumit të gjerë. Gjegjësisht edhe bruto prodhimi vendor bie për disa shkallë. E detyrueshme është marrja e kredive, për t’i mbuluar humnerat e zeza në ekonominë nacionale, dhe fillon varfërimi i qytetarëve, kumton  Instituti për zhvillim ekonomik-Tetovë.

Sqarime të detajuara jep profesori i kimisë Mumin Kadriu. Ai sqaron se si ajri varfërohet nga Oksigjeni dhe pasurohet me Monoksid Karboni, i cili pengon frymëmarrjen sepse Hemoglobina nuk arrin që në gjak të mbartë  oksigjen nga ajri i natyrës, por pasurohet  dhe merr monokside dhe e shpërndanë nëpër inde pastaj nëpër qelizat e trupit të njeriut. Dhe me këtë akt indet e trupit , nga mungesa e oksigjenit muskujt plogështohen dhe i tërë organizmi  lodhet  shpejtë,  dhe  trupi nuk mundet tu përgjigjet  aktiviteteve fizike por edhe intelektuale, gjatë orarit të punës.

Prandaj duhet të kursehen punëtorët nga helmimet e ajrit të ndotur, të izolohen vendet e punës që mos të depërtojë ajri i helmuar, apo të instalohen aparatura të cilat e filtrojnë ajrin në punëtori.

Pasojat psikike te punëtoret i sqaron psikologu Musli Ferati. Ai thotë se punëtorët në vendet e punës nuk ndihen të rehatshëm nga mos realizimi i normave të caktuara të njësive për tu  prodhuar, për shkak të mos realizimit të obligimeve të caktuara në afat kohorë të caktuar më parë. Kështu punëtorët zhyten në depresion dhe e humbin koncentrimin në vendin e punës.

Sipas tij, ekzistojnë vende të punës ku punëtorët nga moskujdesia dhe mos koncentrimi  mund ta humbin shëndetin apo jetën. Se edhe depresioni paraqitet si pasoje e ndotjes se ajrit, i cili ka reperkusione serioze ne shëndetin mendor dhe mirëqenien globale shëndetësore të punëtoreve te ekspozuar ndaj ndotësve kimik të ajrit.

Instituti për zhvillim ekonomik, ngre alarmin dhe rreshtohet për kërkesën, që të merren hapa të vendosura dhe më serioze, sepse deri tani akoma s’ka pasur efekte pozitive në parandalimin e ndotjes dhe nuk janë dhënë rezultate të pëlqyera.

“Autoritetet komunale duhet saktësisht t’i detektojnë burimet e ndotjes dhe ti neutralizojnë apo ti eliminojnë” thuhet në kumtesë nga Instituti për zhvillim ekonomik-Tetovë, “Ndotja vjen nga mesi ynë nuk vjen nga jashtë, por inspektimet të jenë vigjilentë dhe ti tregojnë ndotësit, se përndryshe do të bllokohen të gjithë segmentet jetësore , si në sektorin privat, ashtu edhe në atë shoqërorë, dhe përgjegjësia do të bjerë mbi ata të cilët nuk qenë të gatshëm për ti eliminuar ndotësit e ajrit”.

“Fushëgropa e Pollogut është shumë e ndjeshme nga ndotësit, prandaj luten të gjithë që të kontribuojmë për ruajtjen e mjedisit jetësorë. Ose të bëjmë trusni kolektive mbi organet kompetente. Që më në fund të çlirohemi nga sedimentimi disa vjeçarë i ndotësve.”thekson Instituti për zhvillim ekonomik-Tetovë.

LEXO: Edhe sot ajri tmerrësisht i ndotur

LEXO: Shkup: të mërkurën do të protestohet për ajër

LEXO: Fëmijët e Shkupit: “Qyteti lutet: më ngulfatët, më dhemb!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button