Noterët e sapoemëruar marrin licencat

Ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti sot u ndau licenca 13 noterëve të sapoemëruar, me çka numri i përgjithshëm i noterëve në Maqedoni është 187.

“Shpresoj se ju si noterë të sapoemëruar punën tuaj do të kryeni me ndërgjegje, me nder dhe me përgjegjësi në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve. Kjo do të çojë në rritjen e besimit të qytetarëve dhe institucioneve drejt noterëve, me çka rritet siguria juridike në vend dhe sigurohet qeverisja e së drejtës”, i porositi ministri Bexheti.

Ai theksoi se sipas Rregullores, numri i ulëseve zyrtare të noterëve në territorin e Republikës së Maqedonisë është 220 pozita për noterë, ndërsa me ndarjen e sotme të licencave do të jenë gjithsej 187 noterë.

“Zhvillimi i noteriatit si autorizim publik duhet të jetë në funksion të zgjidhjes më të lehtë të nevojave të qytetarëve dhe realizimit më efikas të të drejtave të tyre. Prandaj në të ardhmen do duhet t’i avanconi njohuritë e juaja dhe edhe më tej të edukoni në pajtim me risitë në sistemin juridik”, u tha ministri noterëve të sapoemëruar.

Lajme të ngjashme

Back to top button