Niveli i ndotjes së ajrit rritet, Tetova tre herë më e ndotur se Shkupi

Matjet më të reja, tregojnë se në Tetovë, ndotja e ajrit vazhdon të mbetet në nivele më të larta se gjithë komunat tjera në Maqedoni.

Për gjendjen enorme të ndotjes së ajrit në Tetovë, të dhënat e ajrit nga instrumentet e vendosura tregojnë se grimcat e dëmshme në ajër janë 308,63, që është në nivelin tre herë më të lartë se Shkupi, ndërsa katër herë jari më I ndotur në Tetovë se në Kërçovë, Veles dhe Manastir.

Deri sa më parë, konsiderohej se mjegulla nuk lejon largimin e gazrave, tani kur koha është e çelë, mbi Tetovë vazhdojnë të qëndrojnë re tymi.

Si ndotës më të mëdhenj konsiderohet, Fabrika e “Jugohromit”, djegia e mbeturinave në hyrje të qytetit. Edhe pse ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Tetovë janë identifikuar, askush ende nuk ka ndërmarrë kurrfarë mase për ndalimin e  tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button