Gripi merr edhe dy viktima

Dy pacientë të prekur nga influenca A kanë ndërruar jetë në klinikën për sëmundje infektive në Shkup.

Pacientët kanë qenë të hospitalizuar 10 ditë në klinikë me një pasqyrë të rëndë shëndetësore ndërsa kanë vuajtur edhe nga disa sëmundje kronike. Bëhet fjalë për një burrë 65 vjeçar dhe një grua 74 vjeçe, që të dy nga Shkupi.

Gruaja ka vuajtur nga sëmundje të zemrës, hipertensioni, bronkopneumonia dhe ka pasur frymëmarrje të vështirësuar. Burri i ndjerë ka vuajtur nga karcinoma, astma, diabeti, sëmundje e veshkave dhe bronkopneumonia.

Edhe përkundër terapisë së dhënë antivirale tek pacientët sot është konstatuar vdekja e tyre.
Në klinikën për sëmundje infektive janë të shtrirë 115 pacientë me simptoma të gripit.

Lajme të ngjashme

Back to top button