Galaxy S8 Plus do të vijë në dy versione

Raportohet se Samsung është duke përgatitur dy versione të telefonit të saj të ardhshëm e të shumëpritur, Galaxy S8.

Njëri do të quhet Galaxy S8 dhe do të vijë me ekran 5-inç, ngjashëm sikurse paraardhësi i tij – Galaxy S7. Ndërsa tjetri, ashtu siç është raportuar më parë, do të vijë me ekran 6-inç AMOLED.

Gjithashtu, raportohet se Galaxy S8 Plus do të prezantohet së bashku me Galaxy S8. Më parë, po ashtu, është thënë se këta dy telefona do të kenë ekrane të lakuara, raporton GSM Arena.

S8 Plus, po ashtu, thuhet se nuk do të ketë lapsin Stylus, edhe pse Samsung ka menduar për këtë mundësi.

Galaxy S8 dhe S8 Plus do të zbulohen në një ngjarje në New York në prill të vitit të ardhshëm, ku që të dy këta telefona pritet të vijnë me asistentin e mençur AI të Samsungut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button