Ja se çfarë thotë deputeti i LSDM, Petre Shilegov pas votimit në Tearcë (VIDEO)

Deputeti i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Petre Shilegov doli me deklaratë publike në të cilën nuk dha detaje për rezultatet e votimit sot në Tearcë, njofton gazetari i Portalb.mk nga terreni.

LEXO: Tearcë: CIVIL: mbaroi numërimi, jozyrtarisht ja sa vota ka VMRO dhe LSDM

“Banorët e Tearcës sonte votuan për ndryshime, për jetë në MAqedoni, pa marre parasysh presioneve që u bëheshin ata votuan me krenari. Ata me votën e tyre kërkuan institucione të përgjegjshme, Qeveri e cila do tu përgjigjet nevojave të banorëve të Maqedonisë. Sonte nga Tearca, banorët dhanë mesazhin e njëjtë sikurse të tjerët në Maqedoni: se do të ketë Qeveri që jep llogari që do të zbatojë reformat demokratike në vend.” tha Shilegov.

Ai tha se votimi është simbolik dhe nuk do të ndikojë në formimin e Qeverisë së ardhme të Maqedonisë! Ai tha se është i bindur se partia e tij do t’a formojë Qeverinë e ardhshme në vend.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button