Përse nuk duhet t’i jepni fëmijëve rrush

Rrushi është i “prirur” për të zënë rrugët e frymëmarrjes së fëmijëve të vegjël dhe është shkaku i tretë më i zakonshëm për mbytjen e të vegjëlve, pas hotdogs dhe ëmbëlsirave.

Paralajmërimi vjen nga mjekët, të cilët thonë se ky frut përbën një rrezik më të madh sesa objektet e vogla, siç mund të jenë lodrat, për shkak se sipërfaqja e tij e tyre e bën më të lehtë që bllokojë fytin e të vegjëlve.

Ndonëse një frut i këshillueshëm për fëmijët, mjekët kërkojnë që prindërit të jenë të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për rrezikun që mund të vijë prej tij. Për ta vërtetuar këtë, mjekët Jamie Cooper dhe Amy Lumsden, për “The Sun”, sjellin në vëmendje një rast. Atë të një fëmije 17-muajsh, i cili u mbyt duke ngrënë sandviç dhe fruta teksa ndodhej në shtëpi me familjen e tij, transmeton Koha.

Sipas ekspertëve, ndërgjegjësimi për rrezikun që vjen nga rrushi dhe ushqime të ngjashme nuk është i përhapur sa duhet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button