Shtatzënia e ndryshon trurin e femrës, ja çfarë ndodh

Mëmësia ndryshon çdo femër dhe kjo gjë është e ditur, por tani shkenca konfirmon se përveçse shkakton luhatje hormonale, shtatzënia prodhon edhe një efekt në neurone, i cili bëhet si një lloj “antene” programuese për të kuptuar nevojat e bebes dhe humorin e tij.

Ndryshimet zgjasin për së paku dy vite pas lindjes dhe i përkasin morfologjisë së trurit, i cili rimodelohet në mënyrë që të jetë më pak i përqendruar tek vetja, por duke u projektuar tek nevojat e foshnjës që pritet të vijë në jetë.

Këtë gjë e tregon për herë të parë një studim spanjoll, i zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Barcelonës dhe i publikuar në revistën shkencore “Nature Neurosciencè”, transmeton Noa.al.

Ekipi i studiuesve i drejtuar nga Oscar Vilarroya dhe Susanna Carmona nënshtruan në rezonancë magnetike 25 nëna me fëmijën e parë, në periudhën para dhe pas shtatzënisë, së bashku me 19 partnerë meshkujsh dhe një grup prej 20 femrash që nuk kishin ngelur kurrë shtatzënë dhe 17 partnerë të tyre. Studimi siç shkruan noa.al, u shtri për 5 vjet e 4 muaj.

Studiuesit zbuluan se tek femrat shtatzënë, në mënyrë thuajse identike qoftë ato që kishin ngjizje natyrale apo të tjerat me fekondim të asistuar, verifikohet një riprodhim i ndjeshëm i materies gri në tru, në nivelin e pasëm dhe atë ballor.

“Këto zona, korrespondojnë me një rrjet neuronesh të përfshira në nevojat e vetes. Këto ndryshime premtojnë që nëna të kuptojë më mirë nevojat e të sapolindurit dhe gjendjen e tij emocionale”, thotë Carmona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button