fbpx

Kryeministri izraelit kritikon presidentin Obama

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke shprehur zemërim ndaj votimit në Këshillin e Sigurimit që bën thirrje për t’i dhënë fund aktiviteteve të mëtejshme të ndërtimit të vendbanimeve në territoret e pushtuara, tha se do të urdhërojë qeverinë e tij të ndalë financimin e pesë institucioneve të OKB-së.

Në deklaratat televizive të shtunën, zoti Netanjahu tha se Izraeli do të ndal gati 8 milionë dollarë financime për institucionet e OKB-së, por nuk dha hollësi të tjera, transmeton VOA.

“Kam udhëzuar Ministrinë e Jashtme të përfundojë brenda një muaji, një vlerësim të ri të të gjitha kontakteve tona me institucionet e Kombeve të Bashkuara, dhe të përfaqësive të OKB-së prezente në Izrael.”

Zoti Netanyahu tha se Izraeli do të injorojë dispozitat e rezolutës.

“Dua të sigurojë izraelitët se rezoluta që u votua në Kombet e Bashkuara është e shtrembëruar, e turpshme, por ne do ta harrojmë.”

Ai akuzoi presidentin amerikan Barack Obama për tërheqje nga angazhimi afatgjatë për të qëndruar përkrah Izraelit.

Ish negociatori palestinez për paqen Saeb Erekat e quajti votimin “një mesazh të qartë dhe unanim” për zotin Netanyahu se politikat e tij nuk do të çojnë në paqe apo siguri as në Izrael e as në rajon.

Zoti Netanyahu tha se mezi pret të punojë me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump “për të shfuqizuar efektet e dëmshme të kësaj resolute absurde.”

Zoti Trump merr detyrën e re më 20 janar. Të premten, Trump premtoi ndryshim në rolin e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara kur të marr postin. Në një postim në Tweeter ai tha “gjërat do të jenë ndryshe pas 20 janarit.”

Rezoluta u miratua në Këshillin e Sigurimit të premten pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të mos i vënë veton, ashtu siç kishin vepruar në shumë raste kur anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurimit kishin kërkuar që Izraeli të ndalonte zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perendimor dhe Jeruzalemin Lindor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button