Digjet shtylla elektrike në lagjen Seravë të Çairit

Shtylla elektrike në Lagjen Seravë të Komunës së Çairit është përfshirë nga flakët. Banorët thonë se fillimisht kanë dëgjuar shpërthime të mëdha dhe më pas është ndalur energjia elektrike.

“2 orë nuk kemi rrymë. Nuk është e para e as e fundit që kjo ndodh këtu. Askush nuk vjen të intervenojë”, thotë njëri nga banorët.

Qytetarët bëjnë apel që ky problem duhet të zgjidhet përgjithmonë, sepse rruga është tepër e frekuentuar, ndërsa rrezikohen banorët dhe kalimtarët, transmeton Shenja.

“Është shumë rrezik për banorët. Mund edhe të dëmtohet pajisjet shtëpiake”, thotë një banor tjetër.

Prej se ka ndodhur shpërthimi dhe shfaqja e flakëve të kabllot elektrike, një pjesë e banorëve të kësaj lagje kanë mbetur pa energji elektrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button