Ajo tha PO, këngëtari i njohur shqiptar bën propozimin tradicional me unazë

Jeta private e Blero Muharremit dhe Afrona Dikës është vënë shpeshshherë në fokus të mediave. Një vit më parë fotot me fustan të bardhë të modeles dhe një ceremoni private u përhapën me shpejtësi bashkë me lajmin se ҫifti kishin lidhur kurorë.

Por vera e këtij viti nuk ishte kohë e mirë për dashurinë e tyre dhe këtë e pranoi edhe vetë këngëtari në një intervistë për mediat: “Si ҫdo ҫift, edhe ne kemi pasur ulje-ngritje” – tha ai për marrëdhënien me Afronën, e cila shumë shpejt do të kishte një ribashkim për të mos u ndarë më. Blero dhe Afrona vijojnë ta mbajnë gjallë dhe intensive marrëdhënien e tyre edhe duke jetuar në vende të ndryshme, madje tashmë i kanë kaluar të gjitha vështirësië dhe kanë vendosur të martohen… prej vërteti.

Këtë herë nuk e vështirë të kuptosh se ҫ’ndodh, edhe pse sërish Blero nuk ka dhënë më shumë detaje veҫ një fotoje. Në profilin e tij në Instagram, ai ka postuar një foto me partneren e tij dhe me miqtë e afërt, pas së cilës shkruan: “Është koha për të festuar…” Urimet për ҫiftin: “jetë të lumtur”, “u plakshi bashkë” etj. janë të shumta nga të gjithë miqtë virtualë, gjë që lë të kuptohet se festa ka qenë pikërisht zyrtarizimi i lidhjes së tyre të gjatë.

Megjithatë, ajo që i vendos kapakun gjithë kësaj historie është vetë Afrona, e cila ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram me unazën e dukshme në gisht dhe me një trëndafil në dorë: “Unë thashë PO” – shkruan Afrona në krah. Urimet e të gjithëve në adresë të ҫiftit janë të kuptueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button