Do të martoheshin në 2017-ën, vdesin tragjikisht në aksidentin ajror

Tragjedia e rëndë e ndodhur në Detin e Zi u mori jetën 92 personave që udhëtonin në avion. Tashmë ka filluar kërkimi i trupave dhe pjesëve të mbetura të avionit ushtarak, që ishte nisur nga Rusia për në Siri, ku një grup muzikantësh do të luante përballë ushtarëve rusë me rastin e Krishtlindjes.

Tashmë që kanë kaluar vetëm disa orë nga ngjarja kanë dalë dhe historitë e para të personave që humbën jetën.

Një histori e trishtë është ajo e çiftit që kishte planifikuar të martohej vitin që vjen dhe që humbi jetën nga rënia e avionit në det.

Ralina Gilmanova 22 vjeçe dhe i fejuari i saj Mikhail Fedotov ishin anëtarë të ansamblit “Aleksandrov”, që udhëtonte me ekuipazhin drejt Sirisë.

Ata kishin planifikuar dasmën në vitin 2017, por ëndrra e tyre u pre në mes.

Deri tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, por mendohet se një defekt teknik ose gabim i pilotit mund të kenë shkaktuar  aksidentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button