Votimi në Tearcë: Ja rezultatet përfundimtare të KSHZ-së

KSHZ sapo shpalosi rezultatet përfundimtare nga rivotimi i sotëm në fshatin Tearcë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Maqedonisë 2016. Nga 714 votues në listë, sot kanë votuar 402 apo 56,30%.

Sipas rezultateve, LSDM ka marrë 245 vota, VMRO-DPMNE 149 vota.

votimi

Tre fleta kanë qenë të pavlefshme. VMRO PËR MAQEDONINË ka 2 vota, ndërsa BDI, PDSH dhe ALEANCA PËR SHQIPTARËT kanë nga 1 votë.

Me këtë rezultat nuk ka asnjë ndryshim në numrin e mandateve të deputetëve të VMRO dhe LSDM. LSDM nuk ka arritur të përmbys rezultatin, konkretisht t’i marrë një deputet VMRO-së, e cila vazhdon ti ketë 51, ndërsa LSDM 49.

LEXO: Ja se çfarë thotë deputeti i LSDM, Petre Shilegov pas votimit në Tearcë (VIDEO)

Sipas ligjit, mandatari për formimin e Qeverisë është Nikolla Gruevski i VMRO-së sepse ka më shumë deputetë ndërsa në kampin shqiptar vjen BDI me 10 mandate, BESA me 5, Aleanca për shqiptarët me 3 dhe PDSH me 2.

LEXO: Si do të formohet qeveria e Maqedonisë: ja procesi dhe afatet!

***************************************************************************************

20.45- Mbaroi numërimi sipas vëzhguesve të CIVIL-it.  Jozyrtarisht, VMRO ka 149; LSDM ka 245 vota.
BDI, PDSH, ALEANCA PËR SHQIPTARËT kanë nga 1 votë ndërsa 1 fletëvotimi është e pavlefshme.

20.35- VMRO 150; LSDM 245 vota.

LEXO: Ja sa vota i duhen LSDM-së në Tearcë për të përmbysur rezultatin

20.30 – Sipas vëzhguesve të CIVIL-it që janë brenda në KKZ në Tearcë ku numërohen votat, deri tani është numëruar një kuti dhe sipas saj VMRO ka 148 vota, LSDM ka 215 vota, BDI, PDSH, ALEANCA PËR SHQIPTARËT kanë nga 1 votë ndërsa 1 fletëvotimi është e pavlefshme.

19.00 – Gazetari i Portalb.mk nga terreni njofton se vendvotimi numër 2011 është mbyllur. Deri më tani, jo-zyratrisht kanë votuar 402 persona. Votimi ka qenë i qetë dhe pa incidente. Jemi në pritje të numërimit të votave dhe shpalljes së rezultateve përfundimtare nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Vendvotimi 2011 në Tearcë
Vendvotimi 2011 në Tearcë

17:00 KSHZ njofton se deri në këtë moment 377 votues, respektivisht 52.8% e votuesve e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar.

Saraçini nga OJQ “CIVIL” flet rreth parregullsive të vërejtura gjatë rivotimit në Tearcë.

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

16:30 Vijon procesi i rivotimit në vendvotimin numër 2011 të komunës së Tearcës. Rivotimi ka filluar në ora 7 të mëngjesit, ndërkaq deri më tani gjithçka ka shkuar në rregull, përveç një rasti kur rreth orës 8:30 ka pasur defekt llamba me të cilën kontrollohet gishti i madh i votuesve, e cila menjëherë është sanuar dhe ka vazhduar procesi.

Në një deklaratë për Portalb anëtari i KSHZ-së, Hysen Hyseini tha se deri në ora 13:00 nga gjithsej 714 votues të regjistruar, kanë votuar 252 prej tyre. Ndërkaq pritet që numri i votuesve të deklarohet në ora 17:00.

“Procesi i votimit ka shkuar në rregull, përveç rastit me llambën e cila u sanua. Ndërkaq nuk kemi shënuar ndonjë dyshim ose parregullsi. Me deklaratë të re për daljen e votuesve do të dalim në ora 17:00” tha për Portalb Hyseini.

Përndryshe, vendvotimi 2011 është vendimtar për ndryshimin e mandateve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Me ç’rast LSDM-së i duhen 304 vota për t ia marrë një deputet VMRO DPMNE-së, gjegjësisht rezultati do të barazohej në 50 50 deputetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button