Maqedoni, Qendra Shtetërore e provimeve merr masa

Për të eliminuar sa më tepër të jetë e mundur gabimet në pyetjet e testimit ekstern të këtij viti, Qendra Shtetërore e Provimeve ka shtuar thuajse dyfish kontrollin e materialeve që do të shërbejnë për Vlerësimin esketrn 2017, shkruan KOHA.

Me këtë, QSHP synon që në të njëjtën kohë të rritën cilësinë e kontrollit të jashtëm të nxënësve dhe të shmangën klimën negative që është krijuar në të kaluarën për shkak të gafave të shumta në këto teste, sidomos atyre të karakterit etnik.

Edhe pse insiston në qëndrimin se “gabimet nuk kanë qenë të qëllimshme”, drejtoresha Mirushe Ahmeti megjithatë konfirmon se gjatë përgatitjeve të këtij viti QSHP-ja ka marrë masa që të mos përsëritet situata e viteve të kaluara.

 

Nga 23 dhjetori, QSHP do të azhurnon në hapësirën përkatëse të Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës të gjitha pyetje e testimit ekstre për maturantët e këtij viti. Të njëjtat do të qëndrojnë në sistem on-line një muaj, pra deri më 23 janar kur edhe do të nis vlerësimi i maturantëve. Për çdo gabim të evidentuar në përmbajtjen e pyetjeve është në dispozicion edhe afati kohor i ankesave. Nëse ekziston mundësia e editimit pyetjet do të korrigjohen, nëse jo to të fshihen prej testeve. Këtë pritet që testimit ti nënshtrohen rreth 18.600 maturantë aq sa mendohet të jetë për sivjet gjenerata e këtyre nxënësve.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button