‘Kathimerini’: Vizita e Venizellos në Shkup në atmosferë të tendosur

Ministri i punëve të jashtme greke, ka përfunduar vizitën e tij në Maqedoni në një atmosferë të tendosur, shkruan, “Kathimerini”.

Gazeta shkruan se Venizellos ka udhëtuar me veturë nga Prishtina, ndërsa në Shkup u prit me protesta dhe me  masa të rrepta sigurie.

Gazeta greke shkruan se, për atmosferën e tendosur gjatë vizitës së Venizellos në Shkup e tregon edhe ajo se  gjatë takimit me ministrin maqedonas të punëve të jashtme, nuk dhanë deklaratë të përbashkët për shtyp.

Poposki e irritoi Venizellon, duke thënë se me siguri nuk i pëlqen prapavija, ku ishte mbishkrimi, Republika e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button