Katolikët dhe një pjesë e ortodoksëve e festojnë Krishtlindjet

Besimtarët katolikë dhe një pjesë e besimtarëve ortodoksë sipas Kalendarit Gjeorgjian sot e shënojnë Lindjen e Krishtit -Krishtlindjet.

Tradicionalisht më Maqedoni festimi qendror me rastin e kësaj feste mbahet në Kishën Katolike “Zemra e shenjtë e Jezusit” në Shkup, ku mbrëmë u mbajt edhe liturgjia e shenjtë e Krishtlindjeve.

Në liturgji ishte i pranishëm edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski me bashkëshortet, si dhe drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Valentina Bozhinovska, transmeton TV 21.

Episkopi i Shkupit dhe ekzarhu apostolik i Maqedonisë Kire Stojanov, duke i uriuar Krishtlindjet besimtarëve katolikë në liturgji i lexoi edhe mesazhin e Krishtlindjeve.

Krishtlindjet sot i festojnë edhe Kisha ortodokse e Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Ukrainës dhe Gjerogjisë të cilët e kanë pranuar kalendarin Gjeorgjian. Bota tjetër ortodokse e cila ësht me kalendarin Julian, midis të cilëve edhe Maqedonia, Rusia, Serbia, Dhioqeza e Jeruslameit si dhe një pjesë e murgjve të Malit të Zi, Krishtlindjet i festojnë më 7 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button