Kryeqytetet ballkanike (Shkupi, Prishtina, Sarajeva…) të ndjekin shembullin e Parisit në luftën kundër aero-ndotjes

Ndotja e ajrit ka kapluar tërë rruzullin tokësor, në disa vende me intensitet më të madh, e në disa tjerë me intensitet më të vogël. Por, ajo që është e përbashkët në këtë drejtim, është se, që të gjitha vendet tregojnë seriozitet të madh për uljen maksimale të aero-ndotjes. Fatkeqësisht, vendet, siç janë ata të Ballkanit (perëndimor), shumë pak seriozitet tregojnë në luftimin e aero-ndotjes. Kjo mund të verifikohet me prezencën e madhe të aero-ndotjes në kryeqytetet ballkanike (Shkup, Prishtinë, Sarajevë…).
Një ndër faktor që ndikon drejtpërdrejtë në ndotjen e ajrit është edhe komunikacioni. Themi se kryeqytetet e lartpërmendur janë më të ndotura, ndoshta në tërë Evropën, ngase brenda ditës qarkullojnë mijëra automjete, të cilët rrallë prej tyre plotësojnë standardet ECO të nevojshme. Përveç kësaj, nëpër kryeqytetet kemi të zhvilluar edhe komunikacionin hekurudhor, por edhe atë ajror. Aeroportet më të mëdhenj janë të stacionuara në afërsi të kryeqyteteve.
Një nga masat që rekomandojmë që ti ndërmarrin autoritetet kompetente, është organizimi i transportit publik falas, por duke ndjekur shembullin e Parisit.
Paris para pak kohësh bëri tërë transportin publik falas në luftën kundër ndotjes së ajrit, edhe atë për 10 vitet e ardhshme. Masat e përkohshme mes tjerash, përfshijnë vetëm lejimin e veturave me pllaka me numër tek për të përdorur rrugët. Parisianët mund të përdorin transportin publik falas çdo të dytën ditë pune. Autoritetet parisianë kanë bërë të ditur se vetëm shoferët me targa me numër tek të regjistrimit mund të lëvizin në rajonin e kryeqytetit, edhe atë të mërkurave. Ata që shkelin këtë ndalesë gjobiten me 35 euro.
Kryeqendrat më së shumti vuajnë nga ndotja e rëndë e ajrit gjatë stinës së dimrit. Kulmin ndotja e ajrit e arrin për shkak të kombinimit të emetimeve të gazrave nga automjetet, nga ndezja e deponive, nga lëndët djegëse në amvisëri, etj.
Kjo masë kaq e ashpër që e ndërmorri Parisi në luftë kundër aero-ndotjes, vjen si rezultat i prezencës së grimcave PM10 në më shumë se 80 mikrogram për metër kub, gjë e cila ka shkaktuar alarm të ndotjes. Parashtrohet pyetja, sikurse niveli i ndotjes në Paris, apo në cilëndo qoftë kryeqendër tjetër evropiane, të arrinte ato nivele që nuk mund të mateshin me çfarëdo qoftë matësi të ndotjes, siç është rasti me qytetin e Shkupit, Prishtinës, si dhe të Sarajevës, çfarë alarmi dot shkaktohej si dhe cilët masa preventive do ti ndërmerrnin këto kryeqendra evropiane?
Masa të ngjashme të reduktimit të trafikut janë ndërmarr edhe nga ana e autoriteteve kineze në Pekin për të kundërshtuar smogun e kuq të nivelit-alert. Pekini ballafaqohet po me aq problem të madh, sa që shkolla të tëra mbyllen, si dhe aktivitete të tëra industriale pezullohen.
Meqë, nga obligimi për të mbrojtur ambientin jetësor, nuk amnistohen as institucionet shtetërore, por as edhe qytetarët. bëj apel që:
– të gjithë ne së bashku të lëvizim me makina me numër tek, hibride apo automjetet elektrike, ose së paku çdo automjet të bartë nga tre ose më tepër persona, kurse automjeteve të huaja dhe të emergjencës tu mundësohet lëvizje papengesë;
– organet kompetente të sigurojnë transport publik falas për një periudhë më të gjatë kohore, derisa të ulet sado pak ndotja e ajrit;
– kryeqendrat vazhdimisht të stërpikin asfaltin me acetat kalcium magneziumi, i cili ndihmon në zbutjen e aero-ndotjes, është prodhim ekologjik, i cili nuk dëmton as automjetet, si dhe as shëndetin e njeriut;
– në momentet kur regjistrohen nivele të larta të aero-ndotjes, organet kompetente të pezullojnë përkohësisht punën e çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme, si dhe në mënyrë permanente të bëjnë sensibilizimin e çështjes së ndotjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button