fbpx

Gazetari është qen rojtar, e jo qen që leh pa nevojë

Niveli i ulët i ofendimeve dhe i diskualifikimi nuk do të gjejnë zgjidhje në Ligjin “e kripshëm” për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim, për shkak se burojnë nga papërgjegjësia e thellë dhe nga mospasja e ndjenjës për raportet themelore ndërnjerëzore dhe profesionale dhe nga sulemt e vetëdijshme dhe të qëllimshem pa rregulla. 

Shkruan: Мirosllava Burns

Si asnjëherë më parë, për zgjedhjet shpërtheu me kapacitet të plotë zjarri i urrejtjes dhe i diskualifikimeve personale nga autorë të panënshkruar në medie ndaj pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore. Kuzhinat propaganduese të personifikuara në këta autorë të panënshkruar, nuk matën asnjëherë, para se të “presin” se dikush është “tradhtar”, “qyqar”, “i humbur në hapësirë dhe në kohë”, “i dëgjueshëm”, “i rënë në gjunjë” etj. Nuk është me rëndësi vetëm se çka do të thoni, por edhe në çfarë mënyre do ta thoni këtë. Veçanërisht në gazetari, ku fjala është “mjet pune”, kam nevojë të them se fjala kushton shtrenjtë dhe e shpreh qëllimin dhe qëndrimin. Nga fjala shumë bukur mund të shihet se qëndrimi nga i cili fillohet a është kritikë qëllimmirë dhe korrigjues i politikanëve ose i cilave do qoftë procese shoqërore-politike, apo bëhet fjalë për propagandë të pastër dhe për sulm të paargumentuar me qëllim që të “nxehet” lexuesi dhe t’i servohen goditje të ulëta për linçim të politikanit. Nga këto goditje më së shumti pëson demokracia dhe niveli i debatit politik, mirëpo as gazetaria nuk mund t’i shmanget rolit të të dëmtuarit kolateral.

Sulmi ad-hominem asnjëherë nuk është i motivuar nga interesi publik

Niveli i ulët i ofendimevde dhe i diskualifikimi nuk do të gjejnë zgjidhje në Ligjin “e kripshëm” për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim, për shkak se burojnë nga papërgjegjësia e thellë dhe nga mospasja e ndjenjës për raportet themelore ndërnjerëzore dhe profesionale dhe nga sulemt e vetëdijshme dhe të qëllimshem pa rregulla. Është e vërtetë se funksionarët kur ulen në fotelje heqin dorë nga një pjesë e privatësisë së tyre dhe i nënshtrohet një shkalle më të lartë të kritikës. Është e vërtetë edhe ajo se syri i publikut me vëmendje i ndjek hapat e tyre dhe ka të drejtë ta dijë, t’i kritikojë dhe të kërkojë përgjegjësi për veprimet e tyre që kanë të bëjnë me paratë publike dhe me vendimet që i prekin të gjithë.

Mirëpo, e gjithë kjo nuk mundet dhe nuk guxon të barazohet me shkeljen e vrazhdë të standardeve dhe të diskutimeve ad-hominem për së paku dy arsye. E para, në debatin ad-hominem, qëllimi nuk është të potencohet se duhet të korrigjohet sjellja e dikujt, por qëllimi është të nënçmohet dhe të diskreditohet personi. Personi, vetvetiu, devalvohet pavarësisht nga ajo që e bën. E dyta, e që është edhe më e rëndësishme, sulmet ad-hominem nuk janë shtytës për ndryshime, por mjet për stagnim.

“Nata e kristaltë” – u tha, mirëpo për fat të mirë nuk është askund

Në thertoren zgjedhore mediatike u prenë edhe disa kualifikime për vendimet politike, që mund të inicojnë edhe dhunë, veçanërisht për shkak se përdorimi i tyre ishte shumë i palogjikshëm. U la përshtypja sikur dihet domethënia e tyre. Për shembull, termi “Nata e kristaltë” (recensioni këtu), i cili historikisht është i lidhur me dhunë dhe me vrasjen e hebrenjve në Gjermaninë naciste dhe me shkatërrimin e pronës së tyre, u përmend në vitin 2014 për ta kualifikuar aktin e mosnjohjes së rezultatit zgjedhor nga ana e LSDM-së. Ky shembull tregon se sa me papërgjegjësi autorët e panënshkruar të këtyre produkteve mediatike u qasen përdorimit të fjalëve. Fjala shpreh qëndrim, ndërsa përdorimi i saj është temën e shumë shkencave shoqërore, në mesin e të cilave edhe i komunikologjisë. Kjo nuk është e rastësishme. Një fjalë që është përdorur gabimisht në aspekt semantik, mund të shkaktojë pasoja. Për shembull, për zgjedhjet, më lehtë se kurdoherë më parë, një pjesë e politikanëve u ofenduan dhe u vendosën në kontekste që nuk merren me aktivitetet e tyre, por me diskreditimin dhe margjinalizimin e tyre.

Në gjithë këtë dalldisje se kush më me sukses do ta ofendojë njeriun që është “në rend dite” në disa qendra jogazetareske, u përdorën fotografi jashtë kontekstit, spine, tregime pa përfundime logjike dhe me premisa propaganduese. Kritika më e ashpër e servuar me dozë të qasjes profesionale, me një qasje të denjë dhe të qëndrueshme, mbjell fushë për ndryshime. Thertorja “ad-hominem” është me afat të shkurtër dhe ka qëllim shkatërrues – të ofendohet në vend të argumentohet, të mbillet urrejtje në vend që të pritet gjykimi i opinionit. E gjithë kjo le përshtypje për një agjendë jogazetareske. Krijon një det me urrejtje dhe mosdurim, në të cilin është e vështirë të notohet drejt bregut të demokracisë.

Gazetaria dhe propaganda nuk mund të shkojnë dorë për dore, për shkak se nuk merren me qëllimin e njëjtë. Qëllimi i gazetarit nuk është të ofendojë, të nënçmojë, por të shtrojë tema me interes publik, të kontrollojë në kufijtë e profesionalizmit dhe të zhvillojë trend të demokratizimit. Ndërsa propaganda, në mungesë të këtyre qëllimeve fisnike, zbulohet nëpërmjet fjalëve që e nënçmojnë individin. A nuk është e qartë se në këtë mënyrë dëmtohet interesi publik? Në vend që t’i analizojnë vendimet politike të kandidatëve, qytetarëve iu ofrua që të merren me atë se kush është “i humbur në hapësirë dhe në kohë” (kualifikim që është ofendim par-ekselans) dhe të bëjnë muhabete kafeneje për tema jorelevante dhe të cekta për politikаnët. Humbi publiku, ndërsa u tërpëruan ata gazetarë që i njohin standardet e gazetarisë dhe rolin e vërtetë të gazetarit – të jetë “qen rojtar”, e jo “qen që leh pa nevojë”.

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button