Plomp: Ambasadorët maqedonas në shtetet e BE-së kanë marrë nota proteste për nekrologët

Ambasadori holandez në Maqedoni, Vauter Plomp në emisionin 360 shkallë ka deklaruar se ambasadorët ne gjitha vendet ku janë publikuar me nekrologët në rrjetin social Imgur, kanë ftuar ambasadorët maqedonas në vendet e tyre dhe u kanë dhënë nota protestuese dhe kanë kërkuar sqarim për skandalin diplomatik dhe se çfarë do të ndërmerr Qeveria dhe MPJ lidhur me këtë rast.

Nga Qeveria dhe MPJ për nekrologët dhe për këto nota protestuese nuk kanë informacion zyrtar.

“Unë personalisht nuk jam tronditur nga këto fotografi. Por ministria imë në Hagë, ka treguar brengosje të madhe dhe menjëherë ka ftuar ambasadorin e Maqedonisë për të pyetur se çfarë po ndodh në Maqedoni, dhe të njejtën e kanë bërë edhe ministritë e tjera. Për fat të mirë morëm konfirmime të forta nga Qeveria e Maqedonisë që dënon këtë gjuhë të urrejtjes krejt ambasadorëve të huaj dhe se do të merren masa për identifikimin dhe sanksionimin e përgjegjësve”, tha Plomp

VMRO-DPMNE ka dënuar këtë akt me publikimin e këtyre nekrologëve, kurse Sindikata e Diplomacisë Maqedonase ka kërkuar që Prokuroria Publike të fillojë hetimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button