Kokën e ulur shpata (nuk) e pret?

Antonio Spasev, kolumnë – “ Reisi dhe Bejta në hapësirë”, Dnevnik
Do ta hypim në “Sputnik” edhe reisin Rexhepi. Ndoshta lartë do ta takojë Zotin e tij. Ndoshta Allahu do të mundet ti shpjegojë se po largohet nga feja dhe po e tepron me politike dhe radikalizëm.

Ramadan Ramadani, kolumnë -“ Banorët e pyjeve “ të kulturuar” zgjedhin  prijësit!”, Fokus
Nëse DPMNE, si që paralajmëroi mundësinë, vendos që delegatët të zgjedhin kandiduesin për president konsensual, të pranueshëm edhe për BDI, dhe para së gjithash, nëse  do të ketë kandidatura të pavarura si zgjedhje,  këtë herë do të kemi shanse të zgjedhim presidentin.

Mladen Çadikovski, kolumnë – “ Kush i hodhi fatua Maqedonisë?”, Fokus
Mjaftë ishin bisedat për tenderët me milionë dhe banesat e rilindasve të ndershëm dhe të respektuar.
Vetëm të shkaktohen nervozë te anëtarësia partiake që punon për 100 euro në muaj dhe 300 denarë mëditje. Ky Shilegovi e teproi më!

Sinoliçka Trpkova, kolumnë – “ Me gishtin në gojë”, Fokus
Si të ndërtojmë shoqëri të drejtë dhe ardhmëri më të mirë nëse shumica prej nesh janë të “papërcaktuar” dhe me paqe i tregojnë gishtin e mesëm çdo opsioni, duke e pritur te vërtetën  e cila për fat të keq nuk ekziston?!

Vasil Mickovski, kolumnë –“ Kush të thotë – Evropë, ndihmo?!, Sloboden Peçat
Te boshnjakët vështirësia qëndron aty se ata, me siguri duan të bëjnë diçka, mirëpo nuk dinë ose nuk  munden vetë. Te ne është ndryshe, ne, sikur mundemi dhe dinë si duhet, por nuk duam!

Dimitar Mirçev, kolumnë – “ Sindromi  Boshnjak edhe tek ne”- Dnevnik
Notime, prognoza dhe skenarë të tipit –  kujdes çka po bëni, përndryshe do të ju ndodh populli!
Erol Rizaov, kolumnë – “ Bezdia i shpien viktimat e falimentimit para qeverisë”, Utrinski Vesnik
Ose do ta këndojmë “ A bre Makedonçe, kade se spremash” Ose do ta pëshpëritim “ Kokën e ulur shpata nuk e pret”.

Nina Nineska – Fidanoska, editorial – “Qesja shtetërore përsëri “rrjedh” “, Utrinski Vesnik
Minusi Në buxhetin për një muaj e gjysmë të këtij viti i tejkaloi edhe deficitet e vitit të kaluar të të njëjtës periudhë kur qeveria duroi kritika të forta për zbrazje parazgjedhore të arkës shtetërore.

Vanço Uzunov, kolumnë – “ Në vendin e çudirave buxhetore parazgjedhore”, Utrinski Vesnik
Nga 1 janari deri me 14 shkurt Qeveria vetëm nga gjobat ka mbledhur 1,4 milionë euro. Çdo ditë qytetarët dhe firmat në Maqedoni paguajnë gjoba në lartësi prej 31.000 euro.

Todor Pendarov, kolumnë – “ Protesta “spontane” ekologjike”, Utrinski Vesnik
Kuptimi ynë politik për ekologjinë vetëm e tregon realitetin e përgjithshëm politik dhe shoqëror në të cilin jetojmë.

Lajme të ngjashme

Back to top button