16 vjeçarja nga Shkupi ka një mesazh për botën

Përshëndetje nga unë Selime Halili!
Jam thjesht një 16 vjeçare dhe po shoh që bota po mbulohet me një errësirë,në fakt errësira që moti kaploi botën…
Dua që të dal dhe të ngris zërin para gjithë juve,dua që të jem në krye të një skene,në krye të një parlamenti dhe të them ato që çdo njeri i ka brenda e nuk i thot dot.
Dua që të jem përball juve,të nderuar ju kryetar të shteteve,kryetar të partive politike , ju minsitra e deputet ,biznismen dhe tua përplas çdo gjë para fytyre…
Dua që së pari t’u pyes se çfar ju në fakt mendoni për të ardhmen tonë?
Përderisa ju jeni një kryetarë,ministër,biznismen apo deputet e di që jeni edhe një prind,një vëlla ose motër e dikujt,një hallë apo dajë dhe mbi të gjitha ju jeni një familje.
E di që për vete bëni çdo të mirë dhe nuk lejoni që familja juaj të vuan nga varfëria por a mendoni që përderisa ju qëndroni mbrenda duke u nxehur me nxemje ka fëmijë që qëndron rrugëve duke kërkuar një copë bukë…Ka njerëz që nuk kanë shtëpi,ka fëmi që nuk kanë prind,ka kafshë që nuk kanë ushqim.
Eh po e teproj paksa…
Përderisa juve nuk po ju intereson për njerëzit nuk e di se ç’punë kam ti përmendi kafshët…
Dua të ngris zërin dhe ti dalë zot të ardhmes time,që ajo të mos humbet sepse humbja e një të ardhme nuk është si humbja e zgjedhjeve politike,dua të ngris zërin dhe të flas për fëmijët e uritur që zëri tyre aspak nuk po ndëgjohet,dua të flas për njerëzit që vdesin,për fëmijët e traumatizuar,për masakrat që ndodhin në Aleppo e që askush nuk po reagon,e që gjithkush bëhet që nuk po ndëgjon…
Përderisa në një anë festohet,këndohet e shkohet në disko në anën tjetër po vrriten njerëzit pa faj,po vriten fëmijët e po malltretohen nënat,gratë e femrat muslimane!
Përse po e tejkaloni faqen kur flitet për këtë në facebook?
A aspak nuk ju dhemb shpirti nëse shihni fëmijë të mbuluar me pluhur,me gjak e me lot,a nuk shihni që nënat po vdesin para syve të fëmijëve,
Më tregoni cfarë ju jep motiv për të jetuar?
Përse për këtë askush nuk po ngritet në këmbë?
E përderisa dikush te ne jeton një jetë të priviligjuar,kemi ushqim,ujë e kulm mbi kokë ka prej atyre që nuk kan asgjë!
Duke jetuar “një jetë të lumtur”një ditë mora lajme tronditëse,lajme që ma rrënqethën trupin dhe që ma coptuan zemrën,që kuptova për njerëzit që nuk gjejnë dot strehim,që vrriten,që masakrohen,që shkatërrohen pak e nga pak…Dhe u pyejt një fëmijë se cfarë do dëshironte tani e ai tha”buk,një cope buk që do të shpërndaja me të gjithë që nuk kanë” dhe më mjaftoi kjo përgjigje që më frymëzoi të shkruaj e të shkruaj pa ndal.
Përderisa një fëmi që nuk ka asgjë në dorë është në gjendje të jap atëher pse ne jemi aq koprrac dhe nuk japim pak nga ajo që kemi?
E se paku një herë nëse vendos veten në pozit të tyre gjithçka prej nesër do të fillonte ndryshe.
Kur po mendoj që një moshatare e imja është në rrugë atëher mendoj që edhe une mund të isha në vendin e saj,në rrugët e varfëra,një invalide,një jetime,një viktim e luftës ose një fëmijë që përjetoj gjëra tronditse pa asnjë faj…
Unë vetëm e dua një jetë,një jetë të bukur dhe të pastërt,një jetë ku do jetojmë të lirë,një jetë ku nuk do të ketë vrrasje dhe krime,një jetë ku do marr frymë lirshëm e jo të frikësohem se çfarë do të ndodh nese dal një hap jasht shtëpie.
A duhet një 16 vjeçare të shqetësohet për këtë gjendje?
A duhet pikërisht tani me dështim të shkruaj për këto gjëra që po ndodhin?
Të gjitha këto gjëra ndodhin para syve tanë e ju bëhemi kinse nuk i shihni,silleni kinse keni kohë dhe gjithçka është në rregull.
Nëse nuk dini që t’i rregulloni ashtu siç kanë qenë atëher së paku mos i shkatërroni,mos i prishni.
Është e çuditshme paksa??
Qysh në foshnjore na keni mësuar që të jemi të sjellshëm,t’i ndihmojmë njerëzit,t’i ndihmojmë kafshët,të mos lëndojm askënd por atëher pse nuk jeni ju ata që i zbatoni këto rregulla!
Ne jemi fëmijët e juaj e ju jeni ata që duhet të na nxisni përpara,por une në fakt ju sfidoj juve sepse nuk shoh asnjë motiv tek ju për të vazhduar hapat para.
Ju jeni ata që duhet të na rregulloni të ardhmen tonë dhe të na thoni”vazhdoni përpara sepse diçka e bukur ju pret” por nuk besoj që keni guxim të thoni këtë.
JU LUTEM TË KENI VEPRA TË SINQERTA E JO FJALË TË RREME sepse atë që ju bëni,mua më vjen të qaj natën!

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button