Ja çfarë thanë Sela dhe Ahmeti pas takimit (VIDEO)

Pas dy orëve ka mbaruar takimi i liderëve të partive shqiptare. Ata përshëndetën këtë takim dhe bënë me dije se një i këtillë do të ndodhë edhe javën e ardhshme. As Ali Ahmeti dhe as Ziadin Sela nuk kanë zbuluar detaje konkrete nga takimi ose për ndonjë koalicion të mundshëm, raporton Portalb.mk.

“Dallimet janë më të vogla se sa çështjet që na bashkojnë. Bëmë harmonizimin e qëndrimeve. Takimi nuk ishte komplot ndaj partive tjera që nuk morën pjesë”, tha Ali Ahmeti, lideri i BDI.

“Takimi ishe i rëndësishëm për politikbërjen e ardhshme shqiptare. Ata që nuk ishin prezent, janë kundër kësaj. Jemi për të drejta të barabarta”, tha mes tjerash Sela.

Për çështjet konkrete të cilat janë biseduar gjatë takimit, liderët njoftojnë se do të dalin me kumtesë të përbashkët.

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button