“Rilindje me Besë” nuk merr pjesë në takimin e nesërm të liderëve të thirrur nga Ali Ahmeti

Koalicioni “Rilindje me BESË” sapo ka bërë publik qëndrimin e saj në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në takimin e nesërm të liderëve të thirrur nga Ali Ahmeti , njofton Portalb.mk.

“Duke qenë të përkushtuar për mbrojtjen e interesave shqiptare në Maqedoni, duke e respektuar vullnetin politik të votuesit shqiptar, duke pasur parasysh se këtë takim e fton dikush që përmendet nga Prokuroria Speciale Publike dhe ata që dyshohen për rastin “Magjar Telekom”, si dhe duke mos harruar në asnjë moment se jo më larg se javën e kaluar Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare – si anëtarë të KSHZ-së – edhe një herë i shërbyen VMRO-DPMNE-së, duke ia minusuar një deputet shqiptar koalicionit “Rilindje me BESË” dhe duke ia dhuruar Gruevskit, koalicioni “Rilindje me BESË” ka vendosur ta respektojë vullnetin e votuesve të tij dhe mos të marrë pjesë në takimin që e ka ftuar kryetari i BDI-së nesër (e shtunë, më 24.12.2016) në Shkup.” thuhet në kumtesën e këtij koalicioni.

Sipas tyre, “Rilindje me BESË” nuk mund t’u përgjigjet atyre që, pasi “abuzuan me pushtetin dhe vullnetin e shqiptarëve për 15 vite, duke nëpërkëmbur dhe poshtëruar shqiptarët si kurrë më keq, si dhe duke e forcuar deri në këtë masë figurën antishqiptare të Nikolla Gruevskit, i detyruan shqiptarët të votojnë edhe për parti maqedonase.”thuhet në kumtesën e këtij koalicioni, njofton Portalb.mk

Koalicioni “Rilindje me BESË” do t’i mbështesë të gjithë nismat që do të vijnë nga cilatdo subjekte që e mbrojnë dhe avancojnë interesin institucional shqiptar dhe interesin strategjik euro-atlantik të shtetit, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button