Partizani futet në garë për Besir Demirin

Kanë vazhduar të vijnë oferta të reja në adresë të futbollistit shkupjan Besir Demiri, i cili është anëtar i KF Shkëndijës dhe një nga yjet e reprezentacionit të Maqedonisë U21, ndërsa afati kalimtar i dimrit si duket e ka nxjerrë atë të jetë më i kërkuari nga ekipet jo vetëm nga vendi, por edhe jasht saj.

Së fundi është përfolur se Vardari pothuajse ka marrë “Besën” e Besirit, por siq mëson Portalb.mk, duhet të presim edhe pak për të mësuar ekipin e ri të Besirit, pasi sipas KF Partizani nga Tirana, është shumë pranë akordit të merr shërbimet e super futbollistit shkupjan, pasi ky klub nga Shqipëria, synon titullin kampion.

Demiri i cili për KF Shkëndijën luan që nga viti 2014, më parë ishte anëtar i FC Shkupi, e për të cilin oferta ka edhe nga klube nga Kazakistani dhe vende të tjera të rajonit. / Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button