Johnny Depp nuk paguan, por kërkon 100,000$ dëmshpërblim

Johnny Depp jo vetëm që nuk ka në plan ta paguajë, por kërkon para nga Amber Heard. Vetëm pak ditë përpara Krishtlindjes, aktori ka firmosur disa dokumente në gjykatë duke kërkuar ndaj Heard një shumë të majme parash.

Ai gjithashtu e ka akuzuar ish-bashkëshorten se ka dashur ta bëjë mediatike historinë e tyre vetëm për pak vëmendje më shumë, shkruan RevistaClass.

Ndërkohë, avokati i Amber Heard ka thënë se kjo ishte një përpjekje e dështuar e Depp për të marrë disa para më shumë.

Ai ka theksuar se nëse kjo do të gjykohet seriozisht si kërkesë, atëherë edhe klientja e tij do të ketë pretendime të tjera lidhur me dhunën që ka ushtruar aktori ndaj saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button