Mediat kineze: Trump emëron për këshilltar të tregtisë një ‘anti-kinez’

Gazeta shtetërore kineze ka akuzuar ekonomistin, të cilin Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve Donald Trump e ka emëruar si këshilltar të tregtisë, për retorikën e tij “anti-Kinë”, raporton Anadolu Agnecy (AA).

Në një editorial të publikuar të premten nga “The China Daily” theksohet se emërimi i Peter Navarro nga Trump në krye të Këshillit të Tregtisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë “është një arsye e vërtetë për shqetësim”.

Më tej thuhet se Navarro, profesor në Universitetin Irvine të Kalifornisë i cili ka shkruar librin kritik për politikën kineze, ishte “truri” i retorikës së përdorur nga Trump gjatë fushatës.

Editoriali përshkruar fushatën Trump si të kishte “një ton të ngjashëm me gjuhën apokaliptike të cilën Navarro e ka përdorur teksa akuzonte Kinën për zhdukje të aktiviteteve prodhuese amerikane dhe bërjen e asaj, për të cilën pretendon se është një luftë ekonomike kundër SHBA-ve”.

Gjatë fushatës, Trump ka bërë komente kritike ndaj Pekinit, duke thënë se do të vendos tarifa për importet nga Kina dhe duke premtuar se serish do t’i kthejë prodhuesit amerikan në vendin aziatik.

Presidenti i zgjedhur ka ngritur polemika në fillim të këtij muaji, kur ai zhvilloi një bisedë telefonike jashtë protokollit me presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-Wen.

Veprimi i tij shkaktoi shqetësim në Washington dhe Pekin, me çka nxiti Shtëpinë e Bardhë të rikonfirmojë angazhimin e saj për politikën “Një Kinë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button