Një grua humbi jetën, ndërsa një është lënduar rëndë në një aksident në aksin Ohër-Kërçovë

Një grua e ka humbur jetën, ndërsa një është lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi dje rreth orës 14:35 në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë, tek fshati Izdegllavje.

MPB informon se në aksident kanë marrë pjesë automjeti “Opel Astra” me targa të Ohrit, i drejtuar nga R.I. (74) nga f. Velmej dhe “”Mercedes” me targa të Shtipit, i drejtuar nga I.S. (37) nga Probishtipi.

Në aksident në vendin e ngjarjes ka vdekur bashkëudhëtarja në automjetin “Opel Astra”, D.I. (74) nga Ohri. Lëndime të rënda trupore ka marrë bashkëudhëtarja në automjetihn e njejtë, B.N. (68) nga f.Velmej, e cila me automjet të Ndihmës urgjente mjekësore është dërguar në spitalin “Shën Erazmo” ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe është mbajtur për mjekim të mëtejshëm.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori publik dhe ekipi i ekspertëve të SP Ohër. Me urdhër të prokurorit publik trupi i viktimës është dorëzuar për autopsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button