Ish këshilltari i VMRO-DPMNE-së kundër ndarjeve nacionale në shoqëri

Qendra maqedonase për kulturë dhe zhvillim kanë shprehur lëvdatë për të gjitha institucionet në organizimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016 dhe qytetarët e Maqedonisë, por kanë shprehur shqetësim për ndarjet shoqërore në Maqedoni. Sipas tyre data e 11 dhjetorit ishte festë për Maqedoninë, zgjedhje të aplikuara pa asnjë incident, raporton Portalb.

“Kriza politike dyvjeçare tregojnë ndarje të thellë të shoqërisë, në bazë nacionale por edhe ideologjike. Kjo ndarje rezulton me mandate të ndara. Dhe vijmë në një rrugë qorre. Konstatojmë se kjo gjendje është ndërtuar nga gabimet e njëjta dekada me radhë. Duhet një analizë substanciale e gjendjes shoqërore në të cilën gjendet vendi jonë.

Ai bën thirrje për organizimin e shoqërisë në bazë të përvojave të vendeve të zhvilluara.

“Duhet përgatitur një analizë, mundësi që të udhëheqin protagonistët më të mirë të shoqërisë. Qytetarët e vendit kanë forcë, dhe kjo forcë duhet të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë. Në drejtim të asaj që të ndërtohet shoqëri e lumtur dhe e mirë për qytetarët”, tha Nellko Nellkovski.

Nellkovski inkurajon protagonistët e partive politike ta tejkalojnë veten dhe të hapin bisedime produktive që të formojnë qeveri stabile, e cila do të përmirësojë jetën e qytetarëve.

“Do të krijojë ambient të paqshëm, entuziazëm shoqëror, miqësi dhe zhvillim. Republika e Maqedonisë është e pasur. Këtu mund të jetohet në mënyrë perfektë. Këtë ia kemi borxh edhe paraardhësve, por edhe fëmijëve tanë dhe nipërve. Vlerat njerëzore mbi të gjitha”, vazhdoi më tutje Nellkovski.

Ai porositi që rivotimi të dielën, në Tearcë, të kalojë në ambient të qetë dhe demokratik.

Nga Qendra maqedonase për kulturë dhe zhvillim presin që deri në fund të vitit do të konstituoet Kuvendi, me çka do t’i jepet fund krizës politike dyvjeçare.

Kujtojmë se Nellko Nellkovski ka qenë këshilltarë i VMRO-DPMNE-së në përbërjen e kaluar të Qytetit të Shkupit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button