Nekrologjet për ambasadorët në Maqedoni, Sindikata e Diplomatëve: Prokuroria ta hetojë rastin

Sindikata e Diplomatëve të Maqedonisë, në lidhje me publikimin e nekrologjëve për ambasadorët e huaj në Maqedoni, reagon duke, theksuar se është e patjetërsueshme që në këso raste të ndërmerr masa konkrete Prokuroria Themelore Publike, njofton Portalb.mk.

“I bëjmë thirrje udhëheqësisë së Prokurorisë Themelore Publike të Maqedonisë me urgjencë dhe me vetëdije t’i shfrytëzojë të gjitha autorizimet e saja ligjore në fushën e hetimit dhe t’i zbulojë personat – autorët që i kanë publikuar nekrologët për ambasadorët në Maqedoni. Prokuroria duhet të vlerësojë se a bëhet fjalë për “kërcënim serioz” për personat të cilët janë nën mbrojtje ndërkombëtare, ndërkaq sanksionohet edhe sipas Kodit Penal. Nëse Prokuroria thotë se nuk janë kërcënime serioze atëherë nënkuptohet që autorët e kanë kryer veprën penale të nenit 181 gjegjësisht 182 të Kodit Penal ose gjegjësisht janë tallur me këto përfaqësues të huaj, pasi që është qesharake dhe e dhimbshme që këto nekrologë të përkthehen si mbrojtje e interesit ose diçka të ngjashme”, thonë nga Sindikata.

Përndryshe, në rrjetet sociale më 19 dhjetor të këtij viti ka qarkulluar një galeri e fotografive të më shumë ambasadorëve dhe ish-ambasadorëve në Maqedoni, si dhe diplomatëve tjerë të huaj në të cilët janë vendosur në korniza përkujtimore me shirita të zinj dhe kurora varri

Galeria është krijuar në mënyrë anonime, kurse në mënyrë indirekte bëhet thirrje për linçim të ambasadorëve në këtë vend. Këtu janë ambasadorët e SHBA-ve, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, BE-së si dhe ish-ndërmjetësi në Marrëveshjen e Përzhinos, Piter Van Hojte dhe euro-deputeti Riçard Hovit.

Ambienti i gjuhës së urrejtjes dhe thirrjet për anashkalim të ambasadorëve të vendeve të UE-së dhe NATO-së që u kyçën në gjetjen e zgjidhjes për krizën në vend më se dy vjet tashmë është e pranishme edhe në rrjetet sociale dhe mediat pro-qeveritare, sidomos në portale.

Pas disa ditëve, fotografitë janë fshirë nga sajti ku fillimisht u publikuan. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button